Trajneri i Ishujve Faroe, Lars Olsen, është befasuar me lojën e Kosovës.
Ai e uroi ekipin e Përfaqësueses së Kosovës për fitoren.
“Në kartonin e kuq ka ndryshuar ndeshja, pasi në 25 minutat e parë Kosova ka pasur përparësi. Pas kartonit të kuq dhe në pjesën e dytë e kemi pasur topin në posedim, por jo edhe rastet. Tek rezultati 1- 0 Kosova u mbrojt mirë dhe sulmoi mirë. E uroj Kosovën”, deklaroi Olsen pas ndeshjes, raporton Tribuna Channel.
Kosova fitoi ndeshjen me rezultat 2-0.