Telegrafi

Trajneri i Swansea ngushëllon familjen Idrizaj

“Është vërtet pikëlluese për të gjithë. Është pikëlluese për gjithë familjen e Swansea, por më shumë për familjen e tij. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për ta”.

“Ai ishte një lojtar në të cilin kam pasur tërë besimin tim. Ai punoi shumë përgjatë sezonit për t’u forcuar dhe të kthehet në formën më të mirë, dhe mendoj se në fund të sezonit të gjithë do të shihnin se sa i talentuar ishte ai. Ai ishte duke u përmirësuar dhe duke u forcuar, kam pritur që ai ta shfaqë talentin e tij në Championship sezonin e ardhshëm, duke luajtur rregullisht”.

“Ai punoi shumë për të plotësuar ëndrrën e tij dhe është e vështirë të pyesim se pse atij iu mor kjo e drejtë në një moshë aq të re. Gjëja e vetme ngushëlluese është se ai nuk vuajti dhe ai ishte pranë dashurisë së familjes, në momentin kur ai ndërroi jetë”, përfundoi i pikëlluar, Sousa. /Telegrafi/