Shefi i shtabit teknik të klubit basbollistik të Pejës, Pavic gjithashtu ka uruar klubin prizrenas për fitoren duke thënë se e merituan plotësisht, transmeton Telegrafi.
“Ka qenë një ndeshje ku ne nuk po mund të shënonim nga gjuajtjet tona. Jemi ekip që kemi koshashënues të mirë, por nuk e bëmë këtë si duhet në këtë lojë. Kjo është arsyeja pse edhe humbëm”.
“Uroj Bashkimin, ata ishin më të mirë në këtë ndeshje. Por ne mund të luajmë shumë më mirë”, ka thënë Pavic, tha për ueb-faqen e BIBL.
Bashkimi triumfoi me rezultat 82-73 para shikuesve të vetë në palestrën sportive ‘Sezai Surroi’, me ç’rast debutoi në arenën ndërkombëtare me fitore. /Telegrafi/