Site icon Telegrafi

Trajneri i Koresë së Veriut punon në ndërtimtari

Dënimet ishin nga më të ndryshmet. Përzgjedhësi i kombëtares, Kim Jong-Hun, pos që u shkarkua, është përjashtuar nga Partia Komuniste dhe është dërguar të punojë në një kompani ndërtimore të Phenianit.

Lojtarët u përballën me ç’nderim publik. Të gjithë lojtarët qëndruan në këmbë përgjatë një dite në shkallët e Pallatit Popullor të Kulturës, por pos qëndrimit, ata janë përballur me kritikë të rreptë ideologjike prej rreth 6 orësh. Në kritikën publike kanë marrë pjesë rreth 400 zyrtarë, duke përfshirë edhe ministrin e sportit Pak Myong-Chol, kurse gabimet një nga një lojtarëve ua tregoi prezantuesi i televizionit Ri Dong-Kyu.

Në fund të fundit, lojtarët ja hodhën gjithë fajin dhe kritikat të shkretit trajnerit të tyre, të cilit detyra si përzgjedhës i ka kushtuar shtrenjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version