Site icon Telegrafi

Trajneri i Bashkimit: Ndeshja më e dobët e sezonit

Për më tepër, ai e ka cilësuar paraqitjen e ekipit të tij si më të dobët prej se ka ardhur në këtë detyrë.

“Po, ka qenë ndeshja më e dobët e stinorit për ne. Ne kemi ardhur këtu pas tre ndeshjeve shumë të vështira dhe kemi pasur mungesën e tre lojtarëve kryesorë,” ka thënë Mijovic për faqen zyrtare të BIBL, trasnmeton borozani.

“Qendra Eftimios Tsakaleris na la për arsye familjare, Granit Rugova u lëndua në ndeshjen e fundit të Superligës së Kosovës, ndërsa Imer Tahiri u operua,” ka cekur mungesat ai.

“Po të arrinim të merrnim epërsinë në fillim të ndeshjes, ndoshta do të mund të qëndronim për më shumë në lojë. Ndërsa kërcimet nuk arritëm t’i kontrollojmë në këtë ndeshje. Jemi në situatë të vështirë pasi që kemi mungesa në lojtarë tani,” ka thënë në fund Mijovic.

Bashkimi ka regjistruar mbrëmë humbjen e dytë në Grupin B të BIBL. Ky është stinori debutues për Bashkimin në këtë garë, derisa fitoren e parë e shënuan në ndeshjen e parë ndaj Pejës në Prizren.

Në xhiron e radhës, Bashkimi do të udhëtojë në Cetinje të Malit të Zi për t’u përballur me Lovçenin.
 

Exit mobile version