Telegrafi

Trajneri i Al-Ahlit nuk e pëlqen Cannavaron

“Mendoj se ai është një lojtar që kalohet lehtë prej disa vitesh. Ndoshta nuk e njoh atë mirë, por unë i njoh mbrojtësit. Mendoj se ai u bë i kalueshëm kur shkoi te Real Madridi”, theksoi O’Leary më 22 qershor të vitit 2009.

Saktësisht një vit më vonë, O’Leary dhe Cannavaro do të lidhen së bashku te klubi Al-Ahli, pasi që irlandezi nënshkroi kontratë katërvjeçare për të drejtuar Al-Ahlin. O’Leary do t’i ftojë lojtarët e tij të ri në një kamp stërvitor në Austri të mërkurën. /Telegrafi/