Site icon Telegrafi

Trajneri i Hamburgut sqaron situatën e Mavrajt: U largua për arsyeje sportive

Mërgim Mavraj nuk po kalon momente të mira në Gjermani.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë së fundmi është dërguar nga klubi i Hamburgut të stërvitet me skuadrën e të rinjve.

Hamburgu një gjë të tillë përveç me Mavrajn e ka bërë edhe me disa lojtarë tjerë titullar.

Ka qenë trajneri i Hamburgut, Christian Titz që ka folur rreth situatës së mbrojtësit shqiptar.

Sipas gjermanit Mavraj është dërguar në ekipin e dytë për arsyeje sportive.

“Mërgim Mavraj është larguar nga ekipi i parë për arsyeje sportive. Kjo është e gjitha që mund të them”, ka deklaruar Titz.

Por mediat gjermane kanë shkruar se deklarata e trajnerit nuk ka qenë e sinqertë.

Gjithsesi Mavraj edhe këtë javë nuk do të luaj për skuadrën e parë të Hamburgut. /Telegrafi/

Exit mobile version