Site icon Telegrafi

Trajneri i Fushë Kosovës: Kartoni i kuq ndikoi në rezultat

Fushë Kosova ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Malisheva me rezultat 6-1 në kuadër të xhiros së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri Burim Shala ka thënë pas ndeshjes se në këtë rezultat ndikoi kartoni i kuq që pranuan në minutën e 25-të.

“E filluam ndeshjen mirë. Malisheva ishte e rrezikshme nga krahët por deri në minutën e 25-të, gjithçka shkoi sipas planit, shkoi mirë”, ka thënë ai pas ndeshjes për ArtSport.

Lexo po ashtu Trajneri i Malishevës me mesazh për lojtarët e tij pas fitores së thellë ndaj Fushë Kosovës

“U ndëshkua me të kuq kapiteni dhe ndryshoi loja. Largimi i tij ndikoi në lojë dhe rezultat. Kjo nuk guxon të ndodhë. Ne duhet t’i lëmë prapa gabimet dhe të punojmë”.

“Është loja e parë. Duhet t’i përmirësojmë gabimet dhe të kthehemi më të fortë”, ka potencuar më tej Shala.

Me karton të kuq u përjashtua kapiteni Valmir Kutllovci, duke lënë kështu skuadrën për pjesën më të madhe të ndeshjes me dhjetë lojtarë, ndërsa te Malisheva, Drlon Hazrollaj ishte i pandalshëm duke realizuar het-trik. /Telegrafi/

Exit mobile version