Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala ka thënë se i vjen keq që ekipi i tij u mposht nga Liria e Prizrenit, ndërsa shtoi se VAR-i te goli i dytë duhej të shikohej për pozitë jashtë loje.
Fushë Kosova pësoi humbje të shtunën me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së katërt në stadiumin “Përparim Thaqi”.
“Kemi mundur të marrim një barazim sikur të rishikohej VAR-i te goli i dytë i Lirisë, pasi dyshoj se ishte në pozitë jashtë loje. Nuk e merituam humbjen dhe më vjen shumë keq për këtë”.
“Sigurisht, ky ekip nuk e meriton të jetë pa pikë pasi ka cilësi. Por, ne do të përgatitemi gjatë këtij pushimi për t’u rikthyer fuqishëm”, ka thënë Shala pas ndeshjes.
Fushë Kosova është ende pa pikë edhe pas katër ndeshjeve. /Telegrafi/