Telegrafi

Trajneri i Freiburgut flet për largimin e Abrashit dhe tregon nëse shqiptari do të kthehet në qershor

Amir Abrashi ditë më parë u zyrtarizua si lojtarë i ri i gjigantit zviceran Basel.

Në fakt mesfushori shqiptar është huazuar nga Freiburgu deri në fund të sezonit.

Ka qenë vet lojtari që ka kërkuar largimin pasi nuk kishte hapësirat e duhura te Freiburg për shkak të lëndimeve që kishte pësuar.

E për largimin e lojtarit ka folur trajneri i Freiburgut, Christian Streich duke thënë se erdhi largimi shkaku i minutave.

“Abrashi po bën një punë me të vërtetë të mirë, por minutat e tij të pakta kanë qenë për shkakun e dëmtimeve”.

Streich ka thënë se Abrashi është një futbollist me personalitet të çmendur, derisa ka deklaruar se ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me lojtarin shqiptar.

“Një lojtar me personalitet të çmendur, marrëdhënia jonë shkon përtej trajnerit dhe lojtarit. Nuk mund ta refuzonim kërkesën për të ndryshuar ambientin”.

“Tani ne shpresojmë se Abrashi do të marrë më shumë minuta te Bazeli dhe pastaj do të shohim në verë”, përfundoi Streich. /Telegrafi/