Pas kapitenit Kasper Haamalainen, edhe ndihmës trajneri i Finlandës, Marrku Kanerva, ka folur për sfidën me Kosovën, që zhvillohet më 5 shtator në Turku të Finlandës.
Takimi luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin ‘Rusi 2018’.
Kanerva, deklaroi se grupi I në të cilin ndodhen është shumë i vështirë, pasi edhe Kosova nuk duhet nënvlerësuar.
“Islanda nuk mund të nënvlerësohet. Ne kemi ekstremisht një grup të vështirë. Kosova gjithashtu është një model. Grupi është shumë i komplikuar. Me Islandën duhet të kemi shumë kujdes. Trajneri Hans Backe është duke analizuar gjithë kundërshtarët që ndodhen në Evropian”, tha Kanerva për “yle.fi”, përcjellë GazetaOlle.
Në grupin e Kosovës bëjnë pjesë edhe Islanda, Kroacia, Ukraina dhe Turqia.