Telegrafi

Trajneri i Ferizajt thotë se rezultati nuk e tregon atë çfarë ndodhi ndaj Dritës

Ferizaj ka pësuar humbje 3-0 nga Drita në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Andrej Panadic ka thënë se rezultati nuk tregon atë që ndodhi në ndeshje.

“Ju e shikoni rezultatin dhe thoni se Drita ka fituar 3:0. Njerëzit që e kuptojnë futbollin dhe ata që e kanë parë ndeshjen, e dinë se ishte krejtësisht ndryshe”, ka deklaruar ai për ArtSport.

Lexo po ashtu Drita triumfon ndaj Ferizajt dhe rikthehet në vendin e parë

“Jemi ekip i vogël kurse Drita është skuadër e madhe dhe lufton për titull. Nëse Drita dëshiron të bëhet kampione, duhej të na shënonte 3-4 gola shumë herët”.

“Po të isha trajner i Dritës nuk do të isha i lumtur. Nga minuta e pestë ne ishim pa një lojtar, kurse kundërshtari nuk krijoi asnjë mundësi shënimi”.

“Më pas erdhi VAR-i. Kemi shumë raste të cilat janë vendosur me VAR. A është kjo pse Ferizaj është skuadër e vogël? Sidoqoftë, nuk ka përfunduar ende asgjë. Deri sa të ketë shpresë, ne duhet të luftojmë”.

“Kur nuk ka gjasa, atëherë merr fund gjithçka. Unë dua vetëm t’i uroj lojtarët e mi për lojën”, ka thënë më tej Panadic. /Telegrafi/