Telegrafi

Trajneri i Ferizajt, Panadic: Pësuam gol nga pakujdesia

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadic, ka theksuar pas ndeshjes ndaj Drenicës se goli që u pranua ishte thjeshtë nga pakujdesia.

Por, ai nënvizoi po ashtu se dallimi nga fusha me bar sintetik në atë natyral, ua ka vështirësuar punët edhe më shumë.

Drenica mposhti Ferizajn me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Archange Bintsouka – Koxy.

“Kemi përgatitur ndeshjen në javën e fundit në atë mënyrë që të përshtatemi në një terren me bar natyral”.

“Kemi pranuar një gol nga një pakujdesi, ndërsa për pjesën tjetër nuk i kritikoj djemtë për asgjë. Në pjesën e dytë kishim rënie në lojën tonë”, deklaroi Panadiq pas ndeshjes.

Drenica është në vendin e tetë me 23 pikë, ndërsa Ferizaj kthehet në pozitën e fundit me 21 pikë. /Telegrafi/