Ferizaj pësoi humbje 3-1 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, strategu Andrej Panadic ka thënë se ai është i zhgënjyer me këtë rezultat, por që nuk i ka fajësuar futbollistët e tij.
“Fillimisht dëshiroj t’i përgëzoj nga zemra lojtarët”, ka thënë fillimisht trajneri i Ferizajt për ArtSport.
“Lojtarët e mi nuk humbën lojën nga Dukagjini, por nga disa situata tjera. Nuk dua të diskutoj për këto gjëra, por nuk jam budalla”.
“Prej moshës 17-vjeçare jam në futbollin profesionist dhe nëse dikush e ka shikuar me sinqeritet këtë ndeshje, e din se kush e ka fituar ndeshjen, asgjë më shumë”, ka shtuar më tej Panadic. /Telegrafi/