Site icon Telegrafi

Trajneri i Ferizajt e quan të dhimbshme humbjen ndaj Trepçës ’89

Ferizaj është mposhtur 3-2 në shtëpi nga Trepça ’89 në kuadër të javës së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Andrej Panadic e ka quajtur këtë disfatë si të dhimbshme, por edhe se ekipi i tij ishte i lodhur.

“Pas fitores së arritur ndaj Llapit, jam frikësuar se do të ketë një eufori dhe është vërejtur se ekipi ishte i lodhur”, ka deklaruar ai për ArtSport.

“Kemi pranuar tre gola nga tri gjuajtje në portë dhe kjo humbje është e dhimbshme, sepse kemi bërë një hap të madh ndaj Llapit dhe nuk e kemi vërtetuar të njëjtën gjë edhe në fushën tonë”.

“E shoh që kemi ende punë për të bërë, pasi edhe humbim edhe fitojmë. Këto humbje janë të dhimbshme”.

“Edhe pse pranuam golin e tretë, mblodhëm forcat dhe ecëm para, ndërsa nuk na është dashur kaosi në fund të takimit. Do të punojmë përsëri dhe do të kthehemi”, ka shtuar më tej Panadic. /Telegrafi/

Exit mobile version