Telegrafi

Trajneri Fatih Terim rezulton pozitiv me coronavirus

Fatih Terim, trajner i Galatasaray (Foto/ Angel Martinez/Getty Images)

Trajneri i njohur turk, Fatih Terim që ka drejtuar klube si Milan dhe Fiorentina, ndërsa aktualisht drejton Galatasarayn ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Trajneri e konfirmoi lajmin në llogarinë e tij personale në “Twitter”.

“Sipas analizave të kryera sot, rezultatet e mia për Coronavirusin dolën pozitive. Jam në duar të sigurta në spital! Mos u shqetësoni! Do të komunikojmë së shpejti!”, shkruan 66-vjeçari.

 

Terim konsiderohet si trajneri më i suksesshëm i Turqisë.

Ai është i vetmi trajneri që i ka dhënë vendit të tij sukses evropian (Kupa UEFA me Galatasarayn në vitin 2000), ndërkohë ka fituar me këtë klub 8 kampionate, 3 Kupa të Turqisë dhe 5 Superkupa të Turqisë.

Fatih Terim (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Ai e ka drejtuar në Itali edhe Fiorentinën dhe Milanin. /Telegrafi/