Telegrafi

Trajneri i Evertonit për lëndimin e rëndë të Gomes: Duhet të presim, gjendja aktuale është e keqe

Trajneri i Evertonit është deklaruar rreth gjendjes së Andre Gomesit pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspurit.

Marco Silva ka thënë se nuk duhet të marrin vendime të ngutshme dhe duhet të presin raportin mjekësor rreth gjendjes së mesfushorit spanjoll.

“Andre (Gomes) ka shkuar në spital. Ai është tani me stafin tonë mjekësor dhe është mirë të presim për të rejat”, ka thënë trajneri i Toffes.

“Është një moment i keq për në si grup. Është më shumë se futboll. Do t’i japim të gjithë përkrahjen Andres”, ka shtuar më tej Silva.

Lexo po ashtu Son largohet nga fusha duke qarë kur e kuptoi se çfarë lëndimi të rëndë i shkaktoi Gomesit

Kujtojmë se Gomes u lëndua pas ndërhyrjes së rrezikshme të Heung-Min Son, gjersa u përplas edhe me Serge Aurierin, duke e thyer kështu këmbën.

Ndeshja në mes të Evertonit dhe Tottenhamit përfundoi 1-1 në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier. /Telegrafi/