Site icon Telegrafi

Trajneri i Eintracht Frankurt, Glasner: Finalja është gjithçka, fitojmë edhe për tifozët

Trajneri i Eintracht Frankurt, Oliver Glasner ka folur në konferencë para finales së madhe të Ligës së Evropës ndaj Rangers.

Liga e Evropës do ta zhvilloj sot (e mërkurë) finalen e madhe midis Eintracht Frankfurt dhe Rangers, që do të luhet nga ora 21:00 në stadiumin ‘Sanchez Pizujan’.

Në qytetin spanjoll Sevilla, skuadrat do të luajnë një finale që vlen shumë, jo vetëm për histori, por edhe për faktin se fituesi do të marrë automatikisht një vend për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Eintracht Frankfurt - Rangers: Formacionet e mundshme, analizë, statistika dhe parashikim për finalen e Ligës së Evropës

Trajneri i ekipit gjerman, Glasner u shpreh optimist, duke thënë se skuadra e tij e meriton trofeun për mënyrën se si erdhi deri në finale, ndërsa synojnë ta fitojnë atë edhe për tifozët e tyre, të cilët kanë qenë më të zëshmit.

“Ajo që bëri skuadra në këtë sezon ishte diçka e pabesueshme”, ka thënë fillimisht Glasner në konferencën para ndeshjes.

“Kam folur vazhdimisht me lojtarët dhe gjithmonë ua kam cilësuar se, ndoshta nuk jemi skuadra më e mirë, por ne jemi një grup i jashtëzakonshëm dhe së bashku mund të bëhemi më të mirët”.

“Është diçka shumë e mirë kur e di se je në gjendje të bësh të lumtur kaq shumë njerëz dhe tifozët dhe skuadra e meriton këtë trofe. Për ne, kjo finale është gjithçka”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version