Telegrafi

Trajneri i Dukagjinit, Dallku: Ia falëm fitores Drenicën, gabimet tona vendosën ndeshjen

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, ku Drenica ka marr një fitore të madhe në udhëtim kundër Dukagjinit.

Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultatin 2-1 në të mirë të kuqezinjve.

Golat për Drenicën i realizuan Osman Mëziu nga penalltia, dhe mbrojtësi Harallamb Qaqi. Kurse, për skuadrën e vendase shënoi Ardin Dallku.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, nuk ka qenë i kënaqur me futbollistët e tij të cilët sipas tij ia falën dy gola mysafirëve.

“Nëse e shohim gjithë ndeshjen një gol i tillë vendosi ndeshjen nga një ndërprerje dhe kjo është e pafalshme dhe gjithçka vështirësohet”.

“Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë pasi i kemi falur të dy golat. Kjo ndeshje do të jetë mësim për ne pasi nuk ka përfunduar asgjë dhe do të kemi kohë t’i rregullojmë gabimet të cilat i kemi bërë”, ka thënë  Dallku. /Telegrafi/