Dukagjini është rikthyer në Superligë vetëm pas një viti të kaluar në Ligën e Parë, duke fituar ndeshjen e barazhit ndaj Trepçës ’89 pas penalltive.
Pas ndeshjes foli edhe njeriu kyç i Dukagjinit, trajneri Armend Dallku i cili ka thënë se skuadra që ai drejton nuk do të jenë turist në Superligë.
“Faleminderit të gjithë djemve dhe qytetit të Klinës, klubi ynë e ka merituar Superligën, bëmë një lojë të mençur. Edhe njëherë gjithë qytetarëve të Klinës urime”, ka thënë fillimisht tekniku Armend Dallku.
Dallku gjithashtu ka folur edhe për edicionin e ardhshëm në elitë.
“Superliga është diçka tjetër, na duhet kohë të përforcohemi dhe të marrim lojtarë, ne nuk do të jemi kalimtar të Superligës”, nënvzoi Dallku. /Telegrafi/