Site icon Telegrafi

Trajneri i Dritës thotë se u mungoi fati ndaj Llapit

Drita është mposhtur 1-0 në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se ata zhvilluan lojë të mirë, por që u mungoi fati në konkretizim të rasteve.

“Ishte ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë. Personalisht mendoj që në pjesën e parë luajtëm shumë mirë”, ka deklaruar fillimisht shkupjani për Art Sport pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Llapi mposhtë Dritën në kryendeshjen e zhvilluar në Podujevë

“Në anën taktike luajtëm ashtu siç e kishim përgatitur. Nuk i realizuam shanset që kishim. Vendosi një autogol”.

“Mendoj që Kupa është sfidë në vete. Nuk ka duele të njëjta apo të përsëritura. Në këtë ndeshje luftuam, menduam që merituam më tepër, por thjeshtë mungoi finalizimi për të marrë rezultat pozitiv”, përfundoi Nuhiu. /Telegrafi/

Exit mobile version