Drita ka fituar 1-0 përballë Trepçës ’89 për të marrë tri pikët e radhës nga ndeshja e mbetur e javës së dytë.
Trajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiu ka thënë se nëse do shënohej goli i dytë do ishte më mirë.
“Do ishte mëkat nëse nuk do fitonim, por ndoshta mund edhe ta humbnim”.
“Ne krijuam në të dy pjesët dhe kërkuam golin e qetësisë çka do bënte që të shkojë ndeshja edhe më mirë”, ka thënë fillimisht Nuhiu.
Tutje, ai tha se kur krijon raste rrezikon edhe të pësosh.
“Kur krijon raste ka rrezik edhe tek kundërsulmi, na rrezikuan por për fat tonin nuk realizuan”, deklaroi ai.
Drita tani me nëntë pikë nga tri ndeshje zë vendin e dytë. /Telegrafi/