Telegrafi

Trajneri i Dritës, Nuhiu: Loja ndaj Llapit ishte pothuajse perfektë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është shprehur i lumtur me fitoren 4-0 ndaj Llapit në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit fituan në udhëtim të llapjanët, për të mbajtur distancën në kreun e tabelës prej katër pikësh nga vendi i dytë Prishtina.

Nuhiu deklaroi se lojtarët e tij ishin mjaftë të angazhuar dhe arritën të merrnin fitoren bindëse.

Lexo po ashtu Vazhdon kriza te Llapi, Drita fiton me rezultat bindës

“Një ndeshje e vështirë, por kur brenda skuadrës ke shumë futbollistë kualitativ atëherë gjithçka bëhet më e lehtë. Lojtarët zhvilluan pothuajse një ndeshje perfekt, dhanë gjithçka nga vetja e tyre dhe kjo fitore është plotësisht e merituar për ta”, ka thënë fillimisht ai për Super Sport Kosova.

“Liridon Leci ka ndjerë një shqetësim në seancën e fundit stërvitore dhe sot nuk desha që ta rrezikoja duke mos e futur në formacion”.

“Por, duke ditur egon e madhe dhe dëshirën që ka për të luajtur nuk deshi të qëndronte jashtë fushës dhe prandaj nuk ishte pjesë e 18-shes. Mirëpo, ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për Dritën dhe ne kemi nevojë për të”, përfundoi Nuhiu.

Drita ka 61 pikë në kreun e tabelës dhe duket se ky edicion do të jetë i tyre. /Telegrafi/