Telegrafi

Trajneri i Dritës i lumtur me barazimin ndaj Prishtinës

Drita ka arritur t’i marrë një pikë në udhëtim Prishtinës në javën e 30-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja përfundoi 1-1, ndërsa trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se është mjaftë i lumtur me lojën që tregoi skuadra gjilanase.

“Mendojë që niveli i lojës sot ishte i mirë, kemi bërë një takim shumë të mirë pas një rezultati negativ, ekipi reagojë mirë, krijuam edhe raste dhe me pak fat mund të fitonim”, ka thënë fillimisht ai në Super Sport Kosova.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në "Fadil Vokrri": Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

“Prishtina pos golit, kishte vetë një goditje në shtyllë dhe mendoj që ne kishim më shumë nga loja dhe me më pak përqendrim, kemi mundur të fitojmë”.

“I paralajmërova lojtarët që të kemi topin më shumë në këmbë, ku krijuam rastet dhe shënuam golin e barazimit, por kemi mundur të shënojmë edhe më shumë”, përfundoi Nuhiu.

Drita vazhdon të jetë lider me 65 pikë, ku kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar. /Telegrafi/