Site icon Telegrafi

Trajneri i Drenicës, Rama: U munduam me një vendosje taktike ta ndalim Dritën

Në kuadër të xhiros se 32-të në Superligën e Kosovës Drita e ka mposhtur minimalisht skuadrën e Drenicës, në një ndeshje që nuk tregoi luftën e pritur.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar sulmuesi anësor, Xhevdet Shabani në fillimin e pjesës së dytë, ku pastaj nuk kishte më lojë, pasi skuadrat nuk ishin të interesuara të luanin.

Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i “kuqezinjve”, Fadil Rama, i cili tha se skuadra e tij ishte përgatitur taktikisht që të përqendroheshin më shumë në mbrojtje.

“Që në fillim e kemi ditur se si Drita do t’i qaset kësaj ndeshjeje dhe qëllimi i tyre ka qenë vetëm fitorja. Ndërsa ne kemi tentuar me një vendosje taktike të përqendrohemi në mbrojtje dhe të rrezikonim kundërshtarin me kundërsulme”, tha Rama për SSK.

Drita pozicionohet në vendin e parë me 68 pikë të grumbulluara, kurse Drenica rrezikon elitën duke u renditur në vendin e tetë me 41 pikë të mbledhura. /Telegrafi/

Exit mobile version