Telegrafi

Trajneri i Drenicës, Rama: Ndeshja u mbyll në pjesën e parë, kishim shumë mungesa

Drenicën është mposhtur me rezultat bindës 4-1 ndaj kampionit në fuqi Dritës, në një ndeshje ku kuqezinjtë nuk treguan pothuajse asgjë.

Pas kësaj humbje kryetrajneri i Drenicës, Fadil Rama për “Art Sport” deklaroj se ishin në mungesë të katër futbollistëve dhe se pjesa e parë ishte për tu harruar kurse pjesa e dyte ishte vonë për ta kthyer rezultatin.

“Kemi pasur katër mungesa të futbollistëve titullar. Pjesa e parë ishte për t’u harruar, ndërkohë në pjesën e dytë u rikthyem, por ishte vonë”.

“Zëvendësimet në pjesën e dytë na ndihmuan që të këndelleshin sado pak, por rezultati ishte vendosur në pjesën e parë dhe nuk mundem të bënim diçka më shumë”, deklaroj Fadil Rama.

Lexo po ashtu Trajneri i Dritës, Nuhiu: Lojtarët treguan karakter, konkretizuam rastet ndaj Drenicës

Drenica pas tetë ndeshjeve mban vendin e shtatë me tetë pikë, ndërsa ka dy humbje radhazi. /Telegrafi/