Derbi i Drenicës ka përfunduar pa fitues, ku Feronikeli dhe Drenica mbyllën ndeshjen me rezultat 2-2.
Golat për Niklin i realizuan Albert Dabiqaj dhe Marko Miliçkoviq, ndërsa dy golat për ‘kuqezinjtë’ i realizoi Almedin Murati.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Drenicës, Fadil Rama, i cili tha se barazimi në këtë ndeshje ishte epilogu real.
“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, sepse dihet që Feronikeli ka cilësi. Mendoj që në përgjithësi barazimi ishte epilog real për këtë takim”.
“Skuadra dha maksimumin në fushë, por na mbetet të përmirësohemi në disa aspekte. Do të punojmë shumë sepse na presin ndeshje të vështira”, ka thënë trajneri i Drenicës për Art Sport.
Drenica zë vendin e pestë me katër pikë të mbledhura. /Telegrafi/