Site icon Telegrafi

Trajneri i Drenicës kërkon më shumë respekt nga kundërshtarët

Drenica ka pësuar humbje 1-0 në shtëpi nga Ballkani në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Skenderaj, Bledar Devolli ka thënë se kundërshtarët duhet ta respektojnë më shumë ekipin e tij.

“Mos të mendoj njeri që Drenica ka dalë. Kërkojmë më shumë respekt në fushë, pasi Ballkani nuk na rrezikoi edhe pse është kampion në fuqi”, ka thënë Devolli për ArtSport.

Lexo po ashtu Ballkani triumfon minimalisht ndaj Drenicës

“Në pjesën e parë menduam ta presim kundërshtarin, kurse në të dytën krijuam raste shënimi. Ishte ndeshje fatkeqe për sulmuesin tonë, për golashënuesin më të mirë të ndeshjes, pasi me të nisur ndeshja, ai u lëndua”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen, angazhimin e lojtarëve. Këtë ua thashë edhe në dhomat e zhveshjes. Mendoj se real do të ishte barazimi”.

“Do të vazhdojmë punën derisa do të na lejoj matematika”, ka potencuar më tej Devolli. /Telegrafi/

Exit mobile version