Telegrafi

Trajneri i Dortmundit: Dembele është zhdukur, shpresojmë të mos i ketë ndodhur ndonjë gjë e keqe

 Trajneri i Borussia Dotmudit, Peter Bosz, ka thënë se nuk ka asnjë shenjë të lojtarit të tij Ousmane Dembele që nga dita e djeshme.

Lojtari është i lidhur me një kalim te Barcelona e cila flitet se ka marrëveshje personale me lojtarin.

“Ousmane Dembele nuk është në stërvitjen e sotme. Nuk e dimë se pse. Kemi provuar të flasim me të, por nuk ia kemi arritur”.

Dembele duke u larguar nga stërvitja para disa ditësh

“Nuk ka asnjë shenjë të Ousmane Dembele që nga dje, dhe sot nuk është këtu. Shpresojmë që të mos i ketë ndodhur ndonjë gjë e keq”, ka thënë Bosz për mediat.

Dortmundi është shprehur i gatshëm që ta shes lojtarin, por vetëm për shumë që ata do ta caktojnë, që është mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/