Site icon Telegrafi

Trajneri dhe kapiteni i Bremenit të lumtur me debutimin e Rashicës: U pa qartë që Miloti do të na ndihmojë

Milot Rashica ka bërë debutimin e tij në Bundesliga me skuadrën e re Werder Bremen në fitoren 2-1 ndaj Schalkes në udhëtim.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova e nisi ndeshje nga minuta e parë për tu zëvendësuar pastaj në pjesën e dytë.

Edhe pse nuk arriti të shënonte apo asistonte, me paraqitjen e tij kanë mbetur të kënaqur te Bremeni.

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt tha se Rashica ka luftuar dhe ndihmuar ekipin sa ishte në fushë.

Rashica gjatë një dueli ndaj Schalkes

“Rashica në tri ose katër raste ka treguar se është lojtar i mirë. Ai ka luftuar dhe e ka ndihmuar skuadrën drejt fitores”, ka thënë trajneri i Bremenit, Florian Kohfeldt.

E fjalë të mira për reprezentuesin e Kosovës ka folur edhe kapiteni i Werderit, Max Kruse.

Sipas ish-reprezentuesit gjerman atij i duhet ende kohë për tu përshtatur me pjesën tjetër të skuadrës.

“Rashica është me ne vetëm që tri ditë dhe u pa qartë që ende na duhet kohë për tu përshtatur”.

“Në ndeshjen ndaj Schalkes e kemi parë se ai ka cilësi të mëdha dhe do të na ndihmojë në vazhdim”, tha Kruse.

Werder arriti një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Schalke 1-2 dhe i iki fundit të tabelës në Bundesliga. /Telegrafi/

Exit mobile version