Site icon Telegrafi

Trajneri i Danimarkës, Hjulmand pas kalimit në gjysmëfinale: Është diçka magjike, lojtarëve ua tregova një fotografi të Wembley

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand ndihet i lumtur pas fitores ndaj Republikës Çeke dhe kalimit në gjysmëfinale të Euro 2020.

Danimarka mposhti Çekinë me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen çerekfinale, duke siguruar kalimin tutje në Kampionatin Evropian.

Fitorja e danezëve erdhi falë golave nga Thomas Delaney dhe Kasper Dolberg, ndërsa për çekët golin e vetëm e shënoi Patrick Schick.

Lexo po ashtu Vazhdon ëndrra e bukur daneze, mposhtin Republikën Çeke dhe kalojnë në gjysmëfinale

Kjo fitore dhe ky kualifikim në gjysmëfinale ka bërë që trajneri Hjulmand të ndihet i lumtur dhe ta cilësoj si diçka magjike.

“Nuk ishte bukur sot, por pati një luftë dhe një portier fantastik. Bateritë ishin pothuajse bosh, por është diçka e madhe për të arritur gjysmëfinalen në Euro 2020”, ka thënë fillimisht Hjulmand pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Festë e çmendur në Kopenhagë pas golave dhe fitores së Danimarkës ndaj Çekisë

“Është magjike. Gjëja e parë që u tregova djemve kur u takuam ishte një fotografi e Wembleyt nga kur ishim atje në vjeshtë. U thashë që do të ktheheshim”.

“Ndihej si kemi luajtur përsëri në një stadium danez, për shkak të mbështetjes së tifozëve tanë. Ne jemi shumë mirënjohës”, përfundoi trajneri i Danimarkës.

Në gjysmëfinale, Danimarka do të ndeshet me fituesin e takimit mes Ukrainës dhe Anglisë. /Telegrafi/

Exit mobile version