Trajneri i njohur i disiplinës ‘CrossFit’, Egzon Shkololli, është një ndër të parët që e solli këtë disiplinë në Kosovë.
Ai kryen ushtrimet e tij të përditshme në Pejë, gjersa është shumë i kërkuar nga personat që gjithashtu ushtrojnë këtë disiplinë.
Disa nga ushtrimet e tij, ai i ndan edhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai me rastin e festës së 28 nëntorit, ai vendosi që të bëjë një urim të veçantë në rrjetin social Facebook.
Shkololli publikoi një video, ku shfaqej duke bërë ushtrimet në parkun e qytetit në Pejë, ndërsa të gjitha i bënte me flamurin kombëtar.
Ndërkohë, urimet e shumta nga ndjekësit e tij nuk kanë munguar me rastin e festës. /Telegrafi/