Telegrafi

Trajneri i kondicionit Egzon Shkololli, tregon ndryshimet e befasishme të klientëve të tij

Egzon Shkololli është një nga praktikuesit e parë të disiplinës ‘crossfit’ në Kosovë.

Ai ka një palestër të tij në Pejë, e cila është mjaft e frekuentuar, me klientë të përkushtuar për ndryshim.

Shkololli i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale, në vazhdimësi ka raportuar mbi ndryshimet drastike që kanë arritur të kenë klientët e tij.

Foto: Egzon Shkololli/Facebook

Ai gjithashtu ka punuar me emra të njohur muzikës, njëri prej të cilëve është edhe tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, i cili arriti të dobësohej në mënyrë drastik falë përkushtimit të tij.

Trajneri pejan thotë se çelësi për të arritur rezultate të mira në formësimin e trupit është konsistenca në ushtrime dhe durimi.

Në vazhdim, ju prezantojmë me disa prej ndryshimeve më drastike të trajnerit Shkololli. /Telegrafi/