Telegrafi

Trajneri i CrossFit-it, Egzon Shkololli, sjell një video interesante gjatë praktikimit të kësaj disipline me një femër

Trajneri i njohur i disiplinës CrossFit në Kosovë, Egzon Shkololli, vazhdon të jetë një nga emrat më të mirë të kësaj fushe.

CrossFit është disiplinë e fitnesit me intensitet të lartë që i inkorporon elementet e sporteve të ndryshme dhe llojet e ndryshme të ushtrimeve fizike.

Shkololli, si një emër që zgjon interesim në rrjetet sociale lidhur me ushtrimet e tij nga kjo disiplinë, ka realizuar së fundmi një video interesante.

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook, Shkololli shfaqet duke ushtruar së bashku me një femër ushtrimet e CrossFit në parkun e Pejës.

“Me CrossFit jam i lidhur shumë dhe i shpenzoj 12 orë në ditë duke u stërvitur me klientë të ndryshëm. Është formë mjaft e vështirë e ushtrimeve fizike, por për çdo njeri që merret me këtë sport suksesi është i garantuar”, ka thënë Shkololli për Telegrafin në një intervistë muaj më parë.

Në mbishkrimin e videos në Facebook, Egzoni shkruan se nuk është artist, por një djalë i talentuar, dhe si i tillë arrin ta përmbushë veten në profesionin që ka zgjedhur. /Telegrafi/