Trajneri i njohur i dispilinës ‘crossfit’, Egzon Shkololli, ua ka dedikuar stafit mjekësor dhe atij policor Vitin e Ri 2021.
Ai ka shkuar në mbrëmjen e ndërrimit të motmoteve në Spitalin regjional të Pejës, për të vizituar mantelbardhët e më pas edhe policët kujdestarë të datës 31.
Shkololli publikoi disa fotografi në rrjetin social Facebook të realizuar gjatë këtyre takimeve me heronjtë tanë.
Gëzuar per profesionistet tanë, stafin mjeksor si dhe policin tonë. Faliminderit për kontributin e palodhshëm qe keni dhanë gjatë këtyre muajve pandemikë! Unë sonte vizitova në vendin e punës disa Mjekë dhe disa pjestarë të Policisë së Kosovës. Atyre ju urova një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Gëzuar gëzuar Krenaria Kosoves 2021″, ka shkruar SHkololli.
Nga pamjet duket se si njësitet policore ashtu edhe stafi mjekësor janë gëzuar me vizitën e Egzoni, teksa për pak çaste edhe kanë festuar së bashku. /Telegrafi/