Telegrafi

Trajneri i Chapecoense: Nëse sot do të vdisja, do vdisja i lumtur

Trajneri i Chapecoenses, Caio Junior, pasi siguroi fitoren dhe e dërgoi skuadrën e tij në finale dha një deklaratë që vetëm pas aksidentit bëri bujë të madhe.

Ai pas ndeshjes ku skuadra e tij e siguroi finalen tha : “Nëse sot vdes, do vdisja i lumtur’”.

Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET E AKSIDENTIT TRAGJIK KU HUMBËN JETËN FUBTOLLISTËT E CHAPECOENSES

Trajneri së bashku me lojtarët e tij kanë ndërruar jetë pas një rrëzimi të aeroplanit që udhëtonin.

Aeroplani me lojtarë brazilianë u rrëzua në afërsi të qytetit të Medellinit të Kolumbisë.

Në këtë të fundit ishin të pranishëm futbollistët brazilianë të Chapocoenses dhe stafi që përbënte numrin prej 72 personave ndërsa edhe nëntë veta ishin prej ekuipazhit, transmeton Telegrafi.

Ekipi i Chapocoenses do të takohej të mërkurën me skuadrën kolumbiane Atletico Nacional në kuadër të finales së Kupës së Amerikës Jugore.

Deri ëm tani kanë vdekur 77 persona. /Telegrafi/