Telegrafi

Trajneri i Çekisë, Silhavy: Jam i kënaqur pasi treguam karakter ndaj Kosovës, i lumtur me kualifikimin

Trajneri i Përfaqësueses së Çekisë, Jaroslav Silhavy ndihet i lumtur me fitoren ndaj Kosovës në Plzen dhe kualifikimit të vendit të tij në Euro 2020.

Çekia arriti të mposht me rikthim Kosovës me rezultat 2-1 në një ndeshje të bukur të zhvilluar në Doosan Arena të Plzenit.

Pas ndeshjes, trajneri çek, Silhavy ka folur për fitoren, vështirësitë dhe gëzimin për kualifikim në Evropian.

Lexo po ashtu Detajet e ndeshjes Republika Çeke 2-1 Kosova

“E konsideroj atë një sukses të madh. Jam shumë i lumtur, po e shijoj atë”, ka thënë fillimisht trajneri çek kur u pyet për kualifikimin.

“Unë i kam të dy të ligës së Çekisë, por kualifikimi në Euro si trajner është një çështje prestigjioze. Por mendoj, se as ata tituj të fituar nuk tretën”.

A ishte ndeshja më e vështirë në kualifikuese?

“Mendoj se ishte kështu. Sot ishte ndeshja e vitit. Jam i kënaqur që arritëm të kthenim rezultatin. Treguam karakterin e ekipit. Falënderova lojtarët pas ndeshjes”.

Lexo po ashtu Kosova e humbi betejën, por jo edhe luftën: Mundësia e kualifikimit përmes Ligës së Kombeve

“Nuk ishte e lehtë për ta, fillimi ishte i mirë, ata nuk dhanë mundësi, presioni humbi, erdhi nervozizmi. Dhe pastaj e morëm golin në pjesë të dytë. Lojtarët meritojnë admirim”, përfundoi Silhavy.

Me këtë fitore, Çekia siguron kalimin në Euro së bashku me Anglinë, ndërsa Kosova do ta kërkoj kualifikimin nga Liga e Kombeve. /Telegrafi/