Site icon Telegrafi

Trajneri i Çekisë, Silhavy: Luajtëm mirë, por na ndëshkuan – ia uroj fitoren Kosovës

Trajneri i Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy ka folur pas humbjes së ekipit të tij kombëtar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Kosova ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndaj Republikës Çeke në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Fadil Vokrri.

Golat në këtë fitore të Kosovës u shënuan nga Vedat Muriqi (20′) dhe Mërgim Vojvoda (66′).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Përfaqësueses së Kosovës

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Çekisë, Silhavy, i cili ka thënë se skuadra e tij kishte raste, por pësuan gola nga gabimet e tyre.

Jaroslav Silhavy (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Luajtëm një ndeshje shumë të mirë dhe provuam shumë. Por, ata shënuan nga gabimet tona”.

“Unë ia uroj fitoren Kosovës”, ka thënë Silhavy pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version