Valdimir Darida është deklaruar për ndeshjen që Republika Çeke do ta zhvillojë ndaj Kosovës.
Kapiteni çek ka thënë se ata kanë praktikuar disa taktika dhe do të tentojnë që mos t’i përsërisin gabimet nga ndeshja e parë.
“Sigurisht që situatat standarde t’i praktikojmë e më shumë shpresojmë të jemi të suksesshëm në lojën tonë”, ka thënë Darida.
“Kemi shikuar lojën e parë me Kosovën dhe kemi analizuar gabimet tona, ku shpresojmë që nuk do të përsëriten”.
“Unë e mbajë mend ndeshjen kur jemi kualifikuar. Besoj se do ta përjetojmë një tjetër kualifikim për në Euro 2020”, ka shtuar më tej ai.
Çekia dhe Kosova do ta zhvillojnë nesër përballjen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në Plzen. /Telegrafi/