Site icon Telegrafi

Trajneri Bunjaku e mbyll konferencën me një thënie të Nënë Terezës

Tashmë ka përfunduar konferenca për media dhe përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, e ka mbyllur këtë konferencë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Bunjaku ka përdorur një thënie të Nënës Terezë dhe në fund ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Lexo po ashtu Bunjaku: Është moment i veçantë, të japim 120 për qind dhe me mbështetjen e tifozëve të bëjmë një ndeshje të denjë (Foto)

“Shpresoj që do t’ju kënaqim me lojë. Dua ta mbyllë këtë konferencë me një thënie të Nënës Terezë, e cila thoshte: Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe. Faleminderit të gjithëve”, ka thënë Bunjaku për fund.

Bunjaku premtoi një ndeshje të mirë dhe ka thënë se Kosova do të sulmojë në momentin e parë që i jepet rasti. /Telegrafi/

Exit mobile version