Site icon Telegrafi

Trajneri i Brittney Griner: Nëse do të ishte LeBron, ai do të ishte në shtëpi, apo jo?

Pyetjet në lidhje me trajtimin e ndalimit në Rusi të basketbollises të WNBA-së, Brittney Griner, që nga 17 shkurti i kaluar, nga qeveria amerikane, vazhdojnë të jenë temë polemikash rreth akterëve të ndryshëm të përfshirë dhe të dashurve të lojtares së Phoenix Mercury.

Këtë herë, ishte radha e trajneres së Mercuryt, Vanessa Nygaard, e cila tregoi hapur acarimin e saj për pasivitetin e qeverisë së Joe Biden për të bërë masat e nevojshme për kthimin e basketbollistes në shtëpi, madje duke bërë një reflektim jashtëzakonisht të ashpër.

“Nëse do të ishte LeBron, ai do të ishte në shtëpi, apo jo?”, deklaroi Nygaard pas ndeshjes së Mercury kundër Los Angeles Sparks. “Është një deklaratë për vlerën e grave. Është një deklaratë për vlerën e një personi me ngjyrë. Është një deklaratë për vlerën e një personi homoseksual. Të gjitha ato gjëra. Ne e dimë atë, dhe kjo është ajo që dhemb pak më shumë”.

Lexo po ashtu "Jam e tmerruar se mund të jem këtu përgjithmonë": Basketbollistja amerikane e arrestuar në Rusi i dërgon letër Bidenit

Griner po përballet me gjyqin për krimin e “transportimit në shkallë të gjerë të drogës” që mund të çojë në një dënim deri në 10 vjet burg, dhe medalistja olimpike madje i ka dërguar një letër direkt Bidenit në të cilën ajo i lutet atij për ta ndihmuar atë të kthehet në vendin e saj.

“Ndërsa jam ulur këtu në një burg rus, vetëm me mendimet e mia dhe pa mbrojtjen e gruas sime, familjes, miqve, fanellës olimpike apo ndonjë arritjeje, jam e tmerruar se mund të jem këtu përgjithmonë”, i shkroi Griner, Bidenit.

Lexo po ashtu Një prej basketbollistëve më të mirë amerikane është në paraburgim në Rusi – rrezikon deri në 10 vite burg

Zemërimi i Nygaard për situatën është i gjatë, megjithatë, për administratën Biden, të paktën në deklaratën zyrtare, situata po trajtohet si një përparësi kryesore.

“Ne besojmë se ajo është arrestuar gabimisht”, potencoi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. “Ne besojmë se ajo duhet të kthehet në shtëpi”.

Jean-Pierre gjithashtu konfirmoi se Joe Biden e ka lexuar tashmë letrën e dërguar nga Griner. /Telegrafi/

Exit mobile version