Telegrafi

Trajneri i Brentford nuk i pëlqeu derbi në Ligën Premier: Ishte lojë e mërzitshme

Manchester City dhe Arsenal kanë luajtur baras 0-0 në kryendeshjen e javës në Ligën Premier, në një sfidë që nuk ishte aq e mirë për sytë e adhuruesve të futbollit.

E kjo ndeshje nuk i ka pëlqyer as trajnerit të Brentfordit, Thomas Frank që e ka quajtur një duel të mërzitshme.

“Të jem i drejtë… jo në të vërtetë. Sigurisht, mezi prisja ta shikoja ndeshjen. City dhe Arsenal janë dy nga tre skuadrat më të mira në botë, jo vetëm në Ligën Premier tani”.

Lexo po ashtu Barazimi pa gola në Etihad, Arsenali ndërpreu një seri të pabesueshme të Manchester Cityt

“Kështu që e pashë, por mendoj se ata iu ruajtën njëri-tjetrin. Si Mikel Arteta dhe Pep Guardiola, i admiroj jashtëzakonisht shumë për punët që po bëjnë”.

“I njëjti stil loje, të njëjtat ndryshime, e njëjta strategji”, tha Frank.

Lexo po ashtu Guardiola lavdëron një futbollist të Arsenalit: Ata janë shumë të mirë me të

“Sinqerisht, ishte e mërzitshme në fund. Por sigurisht, lojtarët e klasit botëror, ata ishin në të, të gjithë, pa dyshim për këtë”, përfundoi trajneri i Brentford.

Man City mbetet një pikë pas Arsenalit, i cili ka rënë në vendin e dytë dhe dy pikë pas liderit Liverpool. /Telegrafi/