Telegrafi

Trajneri i Besës tregon se si ia dolën të ndalnin Dritën

Besa ka arritur të barazojë 1-1 me Dritën në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Peja shkaktoi befasi, duke ndaluar kampionin në fuqi edhe pse tashmë kanë rënë në Ligën e Parë.

Pas ndeshjes, trajneri Leutrim Krasniqi ka thënë se ata po tregojnë se po zhvillohen nga ndeshja në ndeshje dhe po luajnë futboll të bukur.

Lexo po ashtu Nuhiu e pranon se barazimi si me Besën zbehë gjasat për titull

“Sa i përket pikës, më e rëndësishme është sezoni im i parë. Deklaratat e mia, s’kam pasur dyshim që do të shfaqemi mirë. Kemi ditur që nga ndeshja në ndeshje do vijmë në një nivel më të lartë”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Ne do të luajmë gjithmonë futboll të mire dhe për toke. Lojtarët i kanë meritat më të mëdha, se sa janë ngritë këta lojtarë, tregon ndeshja e sotshme”.

“Normal që më vjen keq edhe për klubin edhe për qytetin, por edhe klube më të mëdha kanë rënë nga liga, neve na mbetet të vazhdojmë të punojmë dhe të besojmë se sezonin e ardhshëm të rikthehemi në Superligë”, ka shtuar më tej Krasniqi. /Telegrafi/