Site icon Telegrafi

Trajneri i Besës: Skenar i njëjtë, pranojmë gola – vështirë të kthehemi

Besa ka pësuar edhe humbjen e radhës, pasi është mposhtur 4-2 në udhëtim te Trepça ’89.

Skuadra nga Peja asesi nuk po arrin të këndellet edhe pse po tregon lojë mjaftë cilësore.

Trajneri i Besës, Jerome Klein ka thënë se Superliga është një kampionat mjaftë i vështirë, por edhe që skuadrës së tij po i përsëritet një skenar i njëjtë.

Lexo po ashtu Mbyllet ndeshja dramatike mes Trepçës '89 dhe Besës me gjashtë gola të shënuara

“Ishte sërish një ndeshje e vështirë. Skenar i njëjtë, pranojmë gola në fillim të ndeshjes dhe më pas është e vështirë të ktheheshim”, ka thënë trajneri i Besës për ‘ArtSport’.

“Megjithatë, lojtarët treguan karakter dhe u rikthyen në lojën duke realizuar dy gola dhe duke tentuar barazimin, mirëpo u ndëshkuam nga një gabim i mbrojtjes”.

“Ne duhet të punojmë sa më shumë, pasi që kjo është një ligë e vështirë për te luajtur”, ka shtuar më tej Klein. /Telegrafi/

 

Exit mobile version