Jerome Klein e ka cilësuar si pozitive ndeshjen e humbur të Besës ndaj Arbërisë, por sipas tyre ekipi i tij ishte i pafat duke mos gjetur golin.
Besa është mposhtur nga Arbëria me rezultat 1-0 me një gol të shënuar nga Bilalli në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës.
Pas humbjes ka folur trajneri i klubit pejan, Klein, i cili ekipin e tij e ka cilësuar si të pafat.
“Në disa ndeshje e kemi pasur më të vështirë të shënonim ndërsa sot shumë më të lehtë, por nuk arritëm të realizonim pavarësisht gjithçkaje, disa gabime individuale nuk na lanë të gjejmë golin”, ka thënë fillimisht Klein pas ndeshjes.
“Ishim të pafat sot, shumë urime për Arbërinë. Duam të fitojmë ndeshjet e tjera pasi sot fati nuk ishte me ne”.
“Për fund i uroj suksese Kombëtares së Kosovës në ndeshjet e nëntorit. Besa ka arritur të grumbullojë vetëm gjashtë pikë në 12 ndeshje të zhvilluara”, përfundoi trajneri i Besës. /Telegrafi/