Telegrafi

Trajneri i Belgjikës konfirmon se De Bruyne dhe Hazard nuk janë të gatshëm për Italinë

(Foto: Instagram/hazardeden_10)

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez, ka konfirmuar se Eden Hazard dhe Kevin de Bruyne nuk kanë lëndime serioze, mirëpo nuk do të jenë të rikuperuar plotësisht për ndeshjen e të premtes ndaj Italisë.

Sfida çerekfinale në kuadër të ‘Euro 2020’ zhvillohet në Munih, mirëpo dy futbollistët pësuan lëndime në duelin ndaj Portugalisë.

Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se ylli i Real Madridit ka pësuar lëndim muskulor, kurse ai i Manchester Cityt ka pësuar ndrydhje të nyjës.

(Foto: Instagram/kevindebruyne)

“Eden dhe Kevin nuk kanë dëmtime strukturore, prandaj do të mbeten me skuadrën”, ka thënë Martinez në konferencën për shtyp duke sqaruar se lëndimet nuk janë serioze.

Lexo po ashtu Belgët pa fat, dy mungesa të mëdha me Italinë në çerekfinale

“Nuk do të arrijmë t’i rikuperojmë plotësisht për të premten, por ata do të jenë të gatshëm për fazën e radhës në këtë garë. Duhet të presim ditë pas dite dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Tash për tash është 50-50 dhe koha nuk është në anën tonë për t’i përgatitur për sfidën e radhës”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >