Telegrafi

Trajneri i Bayernit, Hansi Flick e cilëson talent fantastik Jadon Sanchon

Jadon Sancho (Foto: Federico Gambarini/Pool via Getty Images/Guliver)

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick ka pranuar admirimin e tij për anësorin sulmues të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Sancho ka shkëlqyer në sezonin e kaluar dhe në këtë sezon me klubin gjerman duke bërë shumë ekipe të mëdha evropiane për vete.

Anglezi është lidhur me një transferim te Manchester United, Liverpooli dhe Chelsea, por edhe Bayerni është gati të rivalizojë këtë verë.

Lexo po ashtu Bild: Liverpooli nuk e do Sanchon, Rashford po e bind për transferim te Unitedi

Është vet trajneri i Bavarezëve, Flick, i cili ka admirim të madh për yllin anglez.

“Nuk më pëlqen të flas për lojtarët që janë nën kontratë me klube të tjera. Mund të them që Jadon Sancho ka cilësi të mëdha, por në fund të fundit ai gjithashtu e bën Borussia Dortmundin shumë, shumë të mirë”.

Lexo po ashtu Bild: Liverpooli nuk e do Sanchon, Rashford po e bind për transferim te Unitedi

“Ai është një talent fantastik dhe ka cilësi të jashtëzakonshme”.

“Kjo është arsyeja pse ju thjesht duhet të pranoni se Dortmundi ka një lojtar shumë të mirë në ekip”, ka thënë Flick. /Telegrafi/