Telegrafi

Trajneri i Bayernit, Flick: I kënaqur me kualifikimin, Barcelona si çdo kundërshtar tjetër

Hans-Dieter Flick (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Hanski Flick është ndarë i kënaqur me kualifikimin e Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminuan Chelsean.

Bayerni fitoi me rezultat 4-1 në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Allianz Stadium ndaj Bluve dhe kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 7-1.

Kjo fitore dhe ky kualifikim në çerekfinale e ka kënaqur trajnerin e Bavarezëve, Flick, i cili e pret me qetësi takimin ndaj Barcelonës.

Lexo po ashtu Bayerni demolon Chelsean edhe në ndeshjen kthyese, Bavarezët kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Jam shumë i kënaqur. Ne donim të fitonim, donim të zgjidhnim ndeshjen herët dhe kjo është pikërisht ajo që bënë lojtarët”, ka thënë fillimisht Flick pas ndeshjes.

“Ne do të përgatitemi për Barcelonën si për çdo kundërshtar tjetër”.

Lexo po ashtu Lampard pas eliminimit: Gabimet individuale na kushtuan, mendoj se luajtëm mirë ndaj një ekipi me përvojë si Bayerni

“Duam të tregojmë përsëri pikat tona të forta, të jemi 100 për qind të përqendruar dhe të tregojmë cilësitë tona në lojë”.

“Ne nuk po përqendrohemi vetëm te Messi, duhet të jemi të vetëdijshëm për çdo lojtar”, përfundoi trajneri i Bayernit. /Telegrafi/