Site icon Telegrafi

Trajneri i Bayern Munich, Flick: Nuk pres transferime në janar

Bayern Munchen nuk do të bëjë ndonjë blerje të re në afatin kalimtar të janarit, ka thënë trajneri Hansi Flick.

Bavarezët kanë mundësinë të shtojnë emra të ri në skuadrën e tyre në afatin e dimrit, por Flick ka insistuar që për shkak të krizës së coronavirusit, nuk do të kërkohen blerje.

“Situata aktualisht nuk është aq e lehtë për pothuajse të gjitha klubet në botë për shkak të coronavirusit”.

“Kjo është arsyeja pse unë nuk jam do të shkojë dhe të them: “Dua të kem lojtarë të rinj”. Përkundrazi. Unë e di se si është situata”, ka thënë trajneri gjerman.

Bayern Munich janë lider në Bundesliga me 33 pikë, ndërsa kanë kaluar edhe në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve.

Kampioni aktual i Evropës ka një grup mjaft të mirë lojtarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version