Telegrafi

Trajneri i Barcelonës, Valverde: Sociedadi na bëri shumë presion, e merituan një pikë

Ernesto Valverde është deklaruar pas barazimit 2-2 të Barcelonës ndaj Real Sociedadit.

Trajneri i Blaugranasëve ka thënë se kishte disa momente të diskutueshme në këtë takim, por edhe që kishin përballe një kundërshtarë mjaftë të papërshtatshëm.

“Penalltitë? E para, nuk e di se çfarë ndodhi… mendova se ishte një lojë me dorë. Të fundit duhet ta shoh më mirë. I thash gjyqtarit të katërt që ta kontrollonte” ka thënë ai.

Real Sociedad – Barcelona (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

“Loja ishte e vështirë, e rëndë.. ishte e vështirë për ne që të përballonim presionin e tyre dhe ata na dëmtuan kur kishin topin” shtoi trajneri spanjoll.

Lexo po ashtu Barcelona ndalet nga Sociedadi para El Clasicos ndaj Real Madridit

“Nëse them se merituam penallti dhe Sociedadi nuk meritoi, jam i sigurt se trajneri i tyre do të thoshte të kundërtën” ka shtuar më tej Valverde.

Në xhiron e 18-të, Barcelona do të pres Real Madridin, e që këta të fundit do të  shkojnë si lider në Camp Nou në rast se fitojnë nesër (15 dhjetor) ndaj Valencias. /Telegrafi/